Në tri takimet e luajtura të shtunën e kaluar, Tirana, Teuta, por edhe Bylisi, me fitoret e tyre spostuan Besën disa vende më poshtë në tabelën e klasifikimit. E duke pasur parasysh faktin se tashmë edhe Bylisi, Kukësi, Vllaznia kërcënojnë hapur verdhezinjtë, ballafaqimi i sotëm për ta merr vlera të dyfishta. Një fitore apo edhe barazim në transfertën e Kukësit, do të bënte që Besa të qëndronte ndër ekipet e kreut, në të kundërt, situata mund të ndërlikohet, duke pasur parasysh se ndeshjen e radhës me Vllazninë kavajasit nuk do ta luajnë në fushën e tyre, pasi janë të dënuar. Në këtë këndvështrim e sheh edhe trajneri Ilir Daja sfidën e sotme, i cili kërkon patjetër një rezultat pozitiv.
Deklarata - “Ju i dini rezultatet e fundjavës, ku Tirana dhe Teuta na kaluan, ndërsa Vllaznia, Bylisi e Kukësi kanë pikë të njëjta me ne. Në këtë situatë, ndeshja e nesërme (sotme) merr vlera të shumëfishta. Jemi koshientë për këtë dhe jemi përgatitur për ta përballuar me sukses këtë sfidë. E thashë edhe katër ditë më parë se Kukësi me meritë ndodhet atje ku ndodhet në klasifikim e do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Por, siç citova më lart, ne nuk kemi rrugë tjetër veçse të arrijmë një rezultat pozitiv, nisur nga kalendari që kemi në vazhdim. Kur kanë mbetur edhe tri javë, përveç Kukësit, edhe një barazim do të ishte sukses në këtë takim”, ka përfunduar Daja në prononcimin e tij. Trajneri kryeqytetas ka arritur të bëjë një punë të mirë te skuadra kavajasve, edhe pse nën urdhrat e tij ka lojtarë kryesisht të rinj në moshë dhe pa përvojën e duhur.
Axhenda - Verdhezinjtë dje pas seancës stërvitore kanë marrë për të dytën herë rrugën drejt Kukësit. Ndryshe nga e shtuna, tashmë në dispozicion të Dajës do të jenë fizikisht të gatshëm të gjithë lojtarët, duke filluar që nga Poçi, Mustafa e Mihani dhe pjesa tjetër e skuadrës. Siç kemi njoftuar ditë më parë, do të mungojë vetëm Bernard Berisha e Arbnor Fejzullai. Mungesa e të parit, Berishës, pritet të ketë një ndikim jo të vogël në lojën e Besës. Megjithatë, ngushëllimi i trajnerit Daja është rikthimi i Poçit e Mustafës, kështu që ndaj Kukësit do të jetë një Besë e kompletuar dhe e fortë.

Berisha: Kosovarët s’do jenë në stadium
Sulmuesi verdhezi, Bernard Berisha, i cili këtë fundjavë ishte në Kosovë, dje është stërvitur me skuadrën. Lojtari pas kthimit nga Kosova ka dhënë edhe përshtypjen e tij. “Kur isha në Kosovë me qindra tifozë ishin të zhgënjyer nga sfida Kukësi-Besa, pasi nuk do kishin mundësi të shihnin e duartrokisnin as mua e as dy kosovarët e Kukësit, Musollin e Hoxhën. Më vjen shumë keq, sa për veten aq edhe për patriotët e mi. Më vjen që ua hoqëm këtë argëtim tifozëve kosovarë, të cilët ishin bërë gati të vinin në Kukës për të ndjekur nga afër takimin”, – thotë Berisha.
FERIZ FERIAJ