Ambasadori i ri amerikan dhe politika e vjetër amerikane në Shqipëri




Nga Kastriot Myftaraj

     «Ambasada e SHBA në Tiranë është një ndërtesë shumë e bukur italiane e stilit kolonial, ndërtuar në vitet 1920». Kështu thuhet në faqen në Internet të ambasadës amerikane në Shqipëri. Kjo fjali është domethënëse, si epitomë e e paaftësisë së interlokutorëve shqiptarë të amerikanëve, si dhe e dinakërisë tashmë të konsumuar të diplomacisë amerikane të influencuar nga grekët në Shqipëri. Ai punonjës i ambasadës që ka përkthyer nga anglishtja këtë fjali ka qenë një injorant, se ambasada nuk është një ndërtesë, por është e vendosur në një ndërtesë, ose në disa të tilla.  
    Duke konsideruar se në diplomaci asgjë nuk thuhet ashtu si rastësisht, nuk mund të mendohet se se është thënë ashtu si kot, se ndërtesa e ambasadës amerikane është e stilit kolonial italian. Amerikanët nuk mundet mos ta dijnë se, derisa ka pasur një stil arkitekturor kolonial britanik, francez, spanjoll, portugez, nuk ka pasur diçka të tillë si stili kolonial italian në arkitekturë, aq më tepër në fillim të viteve njëzet të shekullit të kaluar, për faktin e thjeshtë se italianët, duke qenë ende fillestarë si kolonizatorë, nuk kishin përpunuar diçka të tillë si stili i tyre kolonial arkitekturor. Duket se me detajin e mësipërm në prezantimin e ambasadës amerikane në Tiranë, amerikanët duan t’ u kujtojnë shqiptarëve se Shqipëria ka qenë praktikisht një koloni italiane, dhe se amerikanët i kanë dhënë fund kësaj faqeje të historisë shqiptare kur vendi sundohej nga shtete të huaja. Kur bëhet fjalë për një stil arkitekturor kolonial, sigurisht që nënkuptohet dhe ekzistenca e një stili politik dhe diplomatik kolonial.  
    Në Shqipërinë e viteve njëzet-tridhjetë të shekullit të kaluar ka pasur një stil ë diplomacisë italiane në Shqipëri që është definuar si kolonial. Në fakt fakt kjo e drejtë ishte e sanksionuar edhe sipas vendimit të Konferencës së Parisit të vitit 1921, që është forumi ndërkombëtar që e e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur, por që i njihte praktikisht Italisë të drejtën e mandatit mbi Shqipërinë, sipas modelit të Lidhjes së Kombeve. Nëse mund të bëhet fjalë për një stil diplomatik kolonial italian në Shqipëri deri në 1939, atëhere duhet thënë se ky stil konsistonte në atë që Italia, e cila në atë kohë shihej si një fuqi e madhe, nuk e ndau influencën e saj në Shqipëri  me asnjë nga vendet fqinje me Shqipërinë, tradicionalisht armiqësore me shqiptarët, as me grekët dhe aq më pak me serbët. Ky ishte stili diplomatik kolonial i Italisë. Kjo është një gjë për të cilën shqiptarët atëhere i patën qenë mirënjohës Italisë së asaj kohe, duke e parë Italinë si të keqen më të vogël, në mungesë të angazhimit të SHBA në Shqipëri.
    Në 8 shkurt 1925, kur i pari ambasador amerikan në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith, u largua nga Shqipëria para përfundimit të mandatit të vet, i cili skadonte në shtator (Ulysses Grant-Smith ishte emëruar në postin e ambasadorit-ministrit siç quhej atëhere- në Shqipëri në 22 shtator 1922 dhe i kishte paraqitur letrat kredenciale, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën, në 4 dhjetor 1922), në opinionin shqiptar dhe në qarqet diplomatike në Tiranë, si dhe në zyrat që merreshin me Shqipërinë në kancelaritë e huaja nuk pati ndonjë kuriozitet  përse ndodhi kjo dhe kush do të qe zëvendësuesi dhe çfarë ndryshimesh në politikën e SHBA ndaj Shqipërisë dhe në përgjithësi në Ballkan do të sillte kjo. Kur në 4 dhjetor 1922 Ulysses Grant-Smith (një emër ky shumë simbolik për shqiptarët që atëhere shikonin të trajtoheshin në Ballkan nga shtetet fqinje si zezakët e Jugut të SHBA dhe që gjendeshin praktikisht në një spirale luftrash civile që do të kulmonte gjatë mandatit të ambasadorit), pati paraqitur letrat kredenciale para Këshillit të Naltë që përbënte kryesinë kolektive të shtetit shqiptar, ai praktikisht qe ambasadori më me pak influencë në Shqipëri, jo vetëm mes ambasadorëve të fuqive të mëdha, por edhe të atyre të vendeve fqinje me Shqipërinë. Në atë kohë, lobi grek në SHBA nuk ishte i interesuar për të influencuar politikën amerikane ndaj Shqipërisë, pasi praktikisht nuk kishte një politikë amerikane ndaj Shqipërisë.
    Atëhere në Shqipëri ishte diskutuar për të kërkuar një mandat  të SHBA për Shqipërinë, gjë që shumësia e shqiptarëve do ta kishin pranuar, por një gjë të tillë nuk e pranonin SHBA, që në atë kohë nuk donin të hynin në terrenin plot kurthe të politikës europiane. Gjatë mandatit të vet prej 26 muajsh, ambasadori amerikan u bë dëshmitar pasiv i trazirave të armatosura në vend në vitin 1924, të shkatuar nga konfliktet e brendshme politike dhe ndërhyrja e shteteve fqinje dhe fuqive të mëdha që donin të vendosnin nën influencën e tyre shtetin e ri shqiptar. Në atë kohë peshën që do të kishte në Shqipëri pas Luftës së Ftohtë ambasadori amerikan, do ta kishte ambasadori britanik. Pasardhësi i Ulysses Grant-Smith, Charles C. Hart, erdhi vetëm pas gjashtë muajsh, por mungesa e ambasadorit amerikan nuk është se u ndje në Tiranë, ndryshe nga çdo të ndodhte pas Luftës së Ftohtë, kur ardhja apo largimi i parakohshëm i ambasadorëve amerikanë do të ishte një gjë që zgjonte interes të madh tek shqiptarët dhe të huajt që merreshin me Shqipërinë, për shkak të influencës së SHBA në Shqipëri. Kështu po ndodh këto ditë kur u mësua se John Withers II do të zëvendësojë ambasadoren në detyrë Marcie B. Ries. Atëhere shumë shqiptarëve u vinte keq që SHBA qe kaq pak e interesuar për Shqipërinë dhe kaq pak aktive në vendin tonë.
    Por është ironi e madhe që kur angazhimi amerikan do të vinte i plotë, pas Luftës së Ftohtë, ai do të rezultonte me një stil diplomatik kolonial të llojit më të keq, pasi SHBA e bënë Shqipërinë dominion të tyre, për t’ ia kaluar një pjesë të rëndësishme të influencës së tyre në Shqipëri, posaçërisht në ekonomi, Greqisë, fqinjit armiqësor dhe dashakeq të Shqipërisë. Shqiptarët u zhgënjyen pas Luftës së Parë Botërore me mosdëshirën e SHBA për të marrë mandatin mbi shtetin e ri shqiptar, por zhgënjimi më i madh mbetej për t’ u provuar, kur SHBA të qenë shumë aktive politikisht në Shqipëri.
    Në 21 dhjetor 1991, pas 52 vitesh mungese të një ambasadori amerikan në Shqipëri, William E. Ryerson do të paraqiste letrat kredenciale në Tiranë dhe do të fillonte zyrtarisht nga misioni i tij, duke hyrë në mitologjinë e politikës shqiptare. Ryerson krijoi precedentin e ambasadorëve amerikanë me tendenca politike të shfaqura publikisht në Shqipëri, në favor të njërës apo tjetrës palë politike në Shqipëri. Ryerson ende kujtohet me zemërim nga të majtët shqiptarë, për shkak të mbështetjes publike që i dha Berishës dhe PD, që në atë kohë ishin në opozitë. Para disa javësh Erion Veliaj, në emisionin Top Shoë, në Top Channel kur u diskutua për romanin e Ylljet Aliçkës “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë”, një libër ky ironizohet diplomacia e huaj në Shqipëri u shpreh se «të gjithëve na kujtohet ai ambasadori që dilte në krah të doktorit në mitingje». Veliaj këtu e kishte fjalën për ambasadorin Ryerson që dilte në krah të Berishës në vitet 1991-1992.
        Se çfarë i kujtohet Erionit që atëhere ishte 12-13 vjeç nga ajo kohë, kjo duket e dyshimtë, porn e të tjerëve na kujtohen edhe gjëra të tjera, se si njerëzit e PPSH (PS), para zgjedhjeve të 31 marsit 1991, por edhe atyre të 22 marsit 1992 u shkonin fshatarëve shqiptarë që atëhere përbënin dy të tretat e popullsisë dhe përcaktonin rezultatin e zgjedhjeve, se ambasadori amerikan ka ardhur me listën e bërë nga CIA në xhep, ku janë emrat e njerëzve të saj nga “reaksionarët” e dikurshëm që do t’ u marrin tokat sat ë ndryshohet pushteti. Pra, nuk ishte ambasadori amerikan ai që po hynte në politikën shqiptare, por ishte politika shqiptare ajo që e kishte bërë atë kartë të saj në lojën politike, madje kartë me figurën e djallit. “Djalli i kuq” shqiptar donte të bëhej i pranueshëm për shqiptarët duke u treguar me gisht “djallin e zi”, opozitën e lidhur me SHBA, si të keqen më të madhe. Në këto rrethana ambasadori amerikan kishte detyrimin për t’ u shfaqur dhe për të thënë se ai nuk ishte djalli i zi dhe se ndryshimi i pushtetit nuk nënkuptonte “apokalipsin” e planifikuar në SHBA, por duhej parë si një gjë normale, ashtu siç ishte në çdo vend demokratik.
    Dhe ambasadori Ryerson doli në krah të Berishës vetëm në një miting paszgjedhor, në 23 mars, 1992, në mitingun e fitores të nesërmen e zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Në fakt sjellja e ambasadorit Ryerson mund të justifikohet me atë se atëhere ishte fjala për ta bërë efektiv pluralizmin politik në Shqipëri, duke bërë rotacionin e pushtetit, të cilin PPSH, e shndrruar në PS, pas gjysmë shekulli të diktaturës komuniste, nuk donte megjithatë ta lejonte, dhe e pengonte me të gjitha mënyrat. Natyrisht që Erion Veliaj nuk thotë asnjë fjalë për ambasadorët e tjerë amerikanë që kanë qenë pa asnjë arsye të justifikuar të njëanshëm në politikën shqiptarë, pro PS dhe në krah të liderëve të majtë, herë Metës, herë Nanos dhe së fundi definitivisht në krah të Edi Ramës, si dhe në krah të OJF-arëve pro Ramës si Veliaj në të ashtuquajturën shoqëri civile.
    Ryerson do ta linte postin para kohe, në 13 tetor 1994, një gjë simbolike kjo e kalkualuar në Washington për t’ u treguar shqiptarëve se qendrimi i SHBA ndaj Presidentit Berisha kishte ndryshuar, me prishjen e Berishës me SHBA për shkak të krizës shqiptaro-greke të vitit 1994. Është fakt se prishja e Berishës me SHBA në 1994 nuk erdhi për shkak se Berisha ishte kundër influencës së gjithanshme amerikane në Shqipëri, por për shkak se Berisha ishte kundër mbështetjes nga SHBA të depërtimit të gjithanshëm grek në Shqipëri. Sigurisht që Berisha në pushtet si President i Republikës ishte një lider autoritarist që nuk e pëlqente shumë demokracinë dhe që kishte prirjen ta mbante nën kontroll opozitën. Por, duke konsideruar se opozita e majtë e kohës ishte pro depërtimit të gjithanshëm të Greqisë në Shqipëri, posaçërisht në ekonomi, në pikëpamjen afatgjatë, autoritarizmi i Berishës mund të rezultonte si në pajtim me interesin kombëtar, në rast se pengonte instalimin e dominimit të gjithanshëm grek në Shqipëri, posaçërisht në ekonomi. Më pas Berisha mbajti disa qendrime antiamerikane, të cilat duket se i imponoheshin nga afrimi me Europën, posaçërisht Francën, që ai e bëri për të kompensuar prishjen me SHBA-të. 
    Shpjegimi më dashamirës për SHBA, për politikën e tyre të imponimit të Shqipërisë që t’ i nënshtrohet Greqisë, është se ato, derisa ishin të zënë me konfliktin n ëish-Jugosllavi, që më pas do të zbriste në Kosovë, donin të siguronin neutralitetin e Greqisë në konfliktin ballkanik, duke i dhënë si kompensim dominimin në Shqipëri. Por, në rast se kjo ishte një taktikë e përkohshme amerikane, në funksion të një strategjie që në perspektivë nuk e parashikonte një Shqipëri të dominuar nga Greqia, rrezikonte që nga zbatimi i kësaj taktike të krijoheshin në Shqipëri realitete të vështira për t’ u përmbysur, siç edhe në fakt ka ndodhur.
    Tolerimi i ambicjes greke për të rritur influencën dhe për të arritur deri tek dominimi grek në Shqipëri, posaçërisht në fushën ekonomike, me arsyetimin se Greqia duhet kompensuar për vetpërmbajtjen e treguar prej saj duke frenuar një luftë etnike si ato n ëish-Jugosllavi në Shqipërinë e Jugut të quajtur prej saj Vorio-Epir, duket se është bërë teza e parapëlqyer e atyre politikanëver amerikanë që të influencuar nga lobi greko-amerikan, kanë mbështetur ambicjet greke në Shqipëri. Në fakt kjo është një tezë greke. Kjo teori mbështetet tek premisa se neutralizimi i Greqisë dhe ndalimi që ajo të veprojë në sintoni me Serbinë në konfliktet në Ballkan, është parakushti për suksesin e politikës së SHBA në Ballkan, posaçërisht në ndërhyrjet amerikane në luftrat në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Sikur në Washington t’ i lexonin me kujdes tekstet strategjike konfidenciale zyrtare greke, ata do të shikonin se Greqia ndihej dhe ndihet shumë e pasigurt dhe ishte shumë e preokupuar për rreziqet që i kërcënoheshin, posaçërisht nga një aleancë turko-bullgare, në rastin e një lufte greko-turke. Gjithashtu në memorandume konfidenciale të analistëve të Ministrisë së Jashtme greke shprehej dhe shprehet frika se mos prirja zyrtare greke për t’ i bërë opozitë politike SHBA do të bëjë që SHBA ta lenë Greqinë në fatin e vet në rrethanat e një lufte-greko-turke, ç’ është më e frikshmja duke mos e ndaluar Bullgarinë t’ i bashkohet Turqisë në një koalicion antigrek.
    Pra, tekefundit, Greqia kishte shumë arsye përse do t’ i duhej që të pranonte vullnetin amerikan edhe në rast se ky do të ishte që Greqia të kufizonte influencën e saj në Shqipëri, edhe në kushtet kur SHBA ishin të angazhuara në Bosnjë-Herzegovinë dhe në Kosovë kundër Serbisë. Greqia ishte dhe është aq e terrorizuar nga ankthi i koalicionit turko-bullgar kundër saj, saqë nuk do të guxonte ta përdorte dhe as do të guxojë ta përdorë në të ardhmen aftësinë e saj për të destabilizuar Shqipërinë, në rast se amerikanët do t’ ia ndalonin kategorikisht këtë gjë. Mosdashja e politikëbërësve në Washington për ta kuptuar këtë gjë, ose shtirja sikur nuk e kuptojnë, është në origjinë të disa tragjedive të këqija në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar dhe më pas.
    Konflikti mes Berishës në pushtet dhe SHBA në vitet 1994-1997 erdhi se SHBA ishin bërë garant për realizimin e interesave greke në Shqipëri, të cilat Berisha i shikonte si të papajtueshme me interesin nacional shqiptar. Është e sigurt se në rast se Berisha në vitet 1994-1997 do të ishte treguar shumë i dëgjueshëm ndaj Greqisë dhe do të pranonte të gjitha kërkesat e saj, Greqia do të ishte e lumtur që ta shikonte Berishën në pushtet edhe për një mandat tjetër presidencial, pasi grekëve u konvenonte më tepër që lëshimet atyre në Shqiëpri t’ ua bënte një kryepushtetar me origjinë nga Veriu i Shqipërisë si Berisha, se të tjerë nga Jugu si Nano, Majko, Meta. Kaq për përkushtimin e Berishës ndaj interesave nacionale. Më pas, kur u rikthyer në pushtet në 2005, ai do të ishte po aq i dëgjueshëm dhe i nënshtruar ndaj Greqisë, sa paraardhësit e vet në pushtet të pas vitit 1997.
    Pasuesi i Ryerson, ambasadori William E. Lake, nuk do të linte gjurmë, veç me aktin e tij të largimit të parakohshmë nga detyra, në mars 1996, kur mandate i tij duhej të mbaronte në vjeshtën e vitit 1997. Ambasadori Lake u largua se ai nuk pranoi që të bëhej zbatues i urdhërit që i erdhi nga Washingtoni, për të punuar për ta larguar PD-në dhe Berishën me çdo mënyrë nga pushteti. Lake, një diplomat karriere sugjeroi që për këtë detyrë të gjendej një person tjetër. Njeriu që u gjet për këtë punë ishte Mariza R. Lino, një italo-amerikane, e zgjedhur qëllimisht edhe nga origjina e vet etnike, për të krijuar alibinë e zbatimit të një skenari politik progreke, që në thelb ishte dhe antiitalian. Data 4 shtator 1996, kur Mariza Lino i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Berisha, është dita e turpit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Lino u bë pararendësja e ambasadorëve amerikane që në fakt do të përfaqësonin interesat e lobit greko-amerikan në Shqipëri. Nëse grekët do të ishin mirënjohës, Mariza Lino duhej të kishte një monument në Athinë.
    E keqja që bëri diplomacia amerikane në Shqipëri me Linon në krye nuk është sigurisht se ndihmoi në përmbysjen nga pushteti të PD-së dhe Berishës, por se e lejoi të majtën që erdhi në pushtet në 1997, t’ ia dorëzojë ekonominë shqiptare Greqisë dhe t’ i lejojë njerëzit e Greqisë që të zenë vende-kyç në administratën dhe në të gjitha institucionet në Shqipëri. Largimi i Linos është po aq i turpshëm sa ardhja e saj.  Lino dha dorëheqjen nga posti i saj në 20 maj 1999, në kulmin e fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, për shkak të konflikteve të saj me njerëzit e Pentagonit në Shqipëri, të cilët për arsye praktike e kishin gjetur kundër interesave amerikane linjën progreke të diplomacisë amerikane në Tiranë.
    Pasuesi i Linos, ambasadori Joseph Limprecht, ndoqi precedentin progrek të Linos, duke krijuar kështu një traditë, por duke i dhënë ngjyra komike imazhit të ambasadorit amerikan në Shqipëri që Lino i dha ngjyra tragjike. Limprecht u bë anekdotik në Shqipëri për sjelljet e veta prej libertine, për ta thënë me një eufemizëm. Dosja me shkaqet e vdekjes së tij gjatë një udhëtimi në veri të Shqipërisë, do të ishte mirë që për hir të dinjitetit të SHBA, të futej thellë e më thellë në arkivat amerikane, që mos t’ i binte në dorë medias. Pasuesi i Limprecht, ambasadori James F. Jeffrey, i cili erdhi në vjeshtën e vitit 2002, ndoqi traditën progreke të paraardhësve të vet. Në dhjetor 2002, disa javë pas ardhjes në Shqipëri, Jeffrey bëri gjënë më poshtëruese që një ambassador amerikan i kishte bërë deri në atë kohë Shqipërisë, duke shoqëruar liderin ultranacionalist greko-amerikan Nicolas Gage (Gejxh) gjatë vizitave që ky bëri në Shqipëri dhe duke e çuar atë në zyrat e shtetarëve të lartë shqiptarë dhe të Berishës që në atë kohë ishte kryetar i opozitës.
    Nicolas Gage ishte lideri i lëvizjes epirote në SHBA dhe një nga përpunuesit e planit për ta përdorur qeverinë amerikane për t’ ia nënshtruar Shqipërinë Greqisë, duek qenë njëherësh edhe mbështetësi publik dhe bashkëfinancues i organizatës MAVI që në 1994 kishte kryer një sulm të armatosur kundër një baze të ushtrisë shqiptare, duke vrarë ushtarakë shqiptarë, gjë për të cilën deri në 1997 kishte qenë person non grata në Shqipëri. Duke shoqëruar Gage në zyrën e Berishës, që kishte qenë President dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura shqiptare, në kohën kur ndodhi sulmi terrorist, ambasadori Geffrey i bënte fyerjen më të rëndë shtetit shqiptar, ushtrisë shqiptare, të vrarëve dhe kombit shqiptar. Disa javë më pas, pas protestave të mëdha në opinionin shqiptar në Shqipëri dhe SHBA, ambasadori Geffrey shoqëroi gjatë vizitës së tij në Shqipëri një aktivist të komunitetit shqiptaro-amerikan, por ky assesi nuk qe kompensimi adekuat pasi veprimi i ambasadorit Geffrey do të kompensohej nëse ambasadori amerikan në Greqi do të shoqëronte aktivistë shqiptarë të çështjes çame nga komuniteti shqiptaro-amerikan në një vizitë në zyrat e shtetarëve dhe politikanëve kryesorë grekë. Edhe Geffrey u largua para kohe, duke e lënë postin në 2 maj 2004, më tepër se një vit para përfundimit të mandatit, për të marrë një detyrë diplomatike në Irak.
    Pasardhësja e Geffrey, ambasadorja Marcie B. Ries tërhoqëi vëmendjen e shqiptarëve për arsye se ajo ishte gruaja e ambasadorit amerikan në Athinë, Charles Ries. Në thelb edhe ajo ndoqi traditën progreke të paraardhësve të saj. Por Marcie Ries u bë famëkeqe për shkak të mbështetjes totale që ajo u dha dy njerëzve në Shqipëri, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, që janë të dy njerëzit e George Soros në Shqipëri, të lançuar sipas skemës sorosiane të mbështetjes së kriptohebrejve. Marcie Ries, e cila vetë është një amerikano-çifute, ndoqi politikën e gjetjes së një balance mes interesave greke dhe hebreje në Shqipëri, të cilat Soros është munduar t’ i konvergojë në personin e Edi Ramës, si një njeri me origjinë hebreje, por nga një familje që më pas është konvertuar në fenë ortodokse, gjithsesi duke ruajtur vetëdijen hebreje. Në këtë kombinacion kemi një atentat kundër interesave nacionale shqiptare, pasi kemi të bëjmë me një skemë të dominimit eksploitues mbi shumësinë e shqiptarëve. As Ries nuk ishte një ambasadore reale e SHBA në Shqipëri, duke qenë se ajo ishte në fakt një ambasadore e kombinuar e lobit grek dhe atij hebre në SHBA.
    Tashmë është njoftuar se pas largimit të Ries, në Shqipëri do të vijë si ambasador amerikan John L. Withers II. Nuk na mbetet veç të shpresojmë se më së fundi do të na vijë një ambasador vërtet amerikan dhe jot ë tillë që në një ndërtesë të stilit të supozuar kolonial italian të bëjnë politikën koloniale greke, nën flamurin amerikan. Në Washington duhet ta kuptojnë se katër ambasadorë amerikanë njëri pas tjetrit, që nga Lino, e kanë konsumuar shumë autoritetin moral të SHBA mes shqiptarëve, prandaj do të ishte një marrëzi që ambasadori i ri të sillej si paraardhësit e vet, që kishin besimin se çdo gjë që thonë ose bëjnë ambasadorët amerikanë perceptohet nga shqiptarët si verdikt hyjnor.
    Në kohën që ka mbetur deri në ardhjen e ambasadorit të ri, në Washington do të bënin mirë që ta rishqyrtonin politikën amerikane në Shqipëri në dy linja, para se të përcaktonin instruksionet për ambasadorin e tij. Këto dy linja janë politika amerikane ndaj Greqisë në raport me Shqipërinë dhe formulat amerikane në politikën e brendshme shqiptare. Në aspektin e parë është koha që politika amerikane e lëshimeve ndaj Greqisë në Shqipëri të bëjë një kthesë 180 gradëshe.
    Në aspektin e dytë, duhet të marrë fund mbështetja e diplomacisë amerikane për Edi Ramën, që duket se vjen nga formula sipas së cilës Shqipëria ka stabilitet me një praktikisht diktaturë të ushtruar nga një “skifter” që vjen nga PS, i cili ka në opozitë një “pëllumb” që vjen nga PD, duke piketuar për këtë dyshen Edi Rama-Bamir Topi. Nëse zbatohet kjo formulë do të jetë jo vetëm në dëm të së djathtës shqiptare, por edhe në dëm të së majtës. Në Washington nuk duket se e kanë sa duhet të qartë se influenca e madhe që kanë ushtruar SHBA-të në zhvillimet politike në Shqipëri, për një periudhë të gjatë,  në dëm të së djathtës dhe në dobi të së majtës, ose më saktë të fraksioneve të caktuara të së majtës, është bërë e mundur se anëtarët dhe mbështetësit e PD dhe të së djathtës në përgjithësi kanë shkuar me bindjen se SHBA-të e kanë bërë këtë politikë për shkak se kanë qenë të detyruara nga zhvillimet rajonale dhe se në një situatë tjetër, ato do të ruanin së paku qëndrimin e arbitrit të ndershëm mes dy palëve në politikën shqiptare.
    Me këtë arsyetim janë justifikuar dhe disa qendrime të influencuara nga lobitë në SHBA-të të zyrtarëve të ambasadës amerikane në Tiranë. Në fakt, i vetmi proamerikanizëm vetësakrifikues në Shqipëri është ai i të djathtëve shqiptarë dhe amerikanët sigurisht që e dijnë këtë. Amerikanët e dijnë se proamerikanizmi i pjesës më të madhe të së majtës është një proamerikanëizëm pragmatik, që mund të përcaktohet si proamerikanizmi pushtetor. Por amerikanët do të bëjnë gabim sikur ta trajtojnë proamerikanizmin e së djathtës si një gjë që e kanë në xhep. Do të bëjnë gabim edhe më të madh sikur ta shikojnë sikur vjen nga ndjenja e hipnotizmit nga hiperfuqia e SHBA. Momenti më delikat dhe i rrezikshëm është ai kur populli i së djathtës do të shikojë se anësia e zyrtarëve amerikanë merr përmasa absolutisht arbitrare dhe të patakt, çka e ka bërë përfundimisht ambasadorja Ries, me bashkëfajësinë e saj në përdorimin e një teksti të supozuar të jetë raport zyrtar amerikan, në fushatën e fundit zgjedhore. 
    Në Washington duhet ta dijnë dhe sigurisht që e dijnë se në botë sot ka qendra shumë të fuqishme antiamerikane, shtetërore dhe joshtetërore që do të donin që në Shqipëri, që ka reputacionin e një nga vendet më proamerikane në botë, të bëhej një revoltë masive  antiamerikane me djegie flamujsh, sulme mbi selinë diplomatike dhe mbi diplomatët amerikanë, siç i kemi parë të ndodhin në vende të tjera. Këto qendra antiamerikane, shtetërore dhe joshtetërore janë gati të paguajnë edhe shumë të konsiderueshme për ta bërë të mundur këtë gjë. Nëse marrëdhëniet mes dy palëve shihen si zero-sum game, atëhere do të dalin ekstremistë të vendosur për ta cuar lojën deri në fund dhe SHBA do të vihen në pozita qesharake pasi superfuqia e vetme e botës nuk mund ta përdorë dhe as ka mundësi praktike ta përdorë fuqinë e saj për të shtypur kundërshtarët e saj në një vend të konsideruar si nga më proamerikanët në botë. Në Washington nuk duhet të veprojnë në atë mënyrë që e djathta shqiptare, por edhe një pjesë e së majtës luajalisht proamerikane, të bëhet antiamerikane, e mbështetur edhe nga një pjesë e së majtës, që nuk i pranon skemat Rama-Veliaj. Duke perifrazuar atë që kryeministria izraelite Golda Mejer u tha dikur arabëve, do të thosha se amerikanët nuk duhet ta bëjnë veten që një pjesë e madhe shqiptarëve t’ u thonë atyre: na detyruat t’ u urrejmë!