Siguria kibernetike, si një çështje e politikës së jashtme, dhe jo vetëm si një çështje e brendshme


Nga John Arquilla 
(Foreign Policy)


Koreja e Veriut është fuqia udhëheqëse e kibernetikës në botë sot. Ky konsiderohet si opinioni i Richard Clarke, “ish mbreti” i kibernetikës dhe këshilltar i katër presidentëve.  Por si arriti ai në këtë përfundim? Shumë thjesht, duke vlerësuar vendet sipas aspektit tё aftësive të tyre sulmuese dhe mbrojtëse, tё ndërthurura me vartësinë e tyre nё  Net dhe Web. Koreja e Veriut posedon aftësi sulmuese modeste, por mbrojtja e saj kibernetike është fenomenale dhe kërkohet shumё pak qё ky vend i trishtuar tё bёjё lidhjen me kibernetikën, në mënyrë që të vazhdojë të funksionojë. Por si e konceptojnë Shtetet e Bashkuara analizën e Clarke? Pavarësisht viruseve kompjuterike qё posedon , Amerika zë vetëm vendin e katërt nё klasifikim, me Rusinë nё vendin e tretë dhe Kinën nё tё dytin. Shtetet e Bashkuara bien shumë poshtë nё klasifikim për shkak tё mbrojtjes  sё tyre tё “varfër”, shoqëruar nga vartësia e lartë kibernetike. Në Forumin e Sigurisë “Aspen”  këtë verë, kreu i Komandës kibernetike, Gjenerali Keith Alexander, vlerësoi Amerikën me notën "3" persa i përket sigurisë kibernetike, në një shkallë nga 1 deri në 10. Ai vuri në dukje se ndërprerja kibernetike është aq e shfrenuar saqë vjedhja e pronës intelektuale përbën "transferimin më të madh të pasurisë në histori”. Gjërat nuk duken dhe aq mirë  dhe nuk janë duke u përmirësuar. Disfata e ​​Aktit të Senatit të Sigurisë të vitit 2012 është vetëm një përsëritje e në një afat gati 20-vjeçar dështimesh, për të zotëruar dhe mbajtur nёn kontroll sfidën e mbrojtjes së hapësirës virtuale. Po tё kthehemi pas, gjatё mandatit tё parë të Presidentit Bill Klinton, ky koncept kishte tё bënte vetëm me përmirësimin e sigurisë së komunikimeve private. Amerikanët duhet tё shijonin aftësinë rutinë për të dërguar mesazhe të koduara me njëri-tjetrin, pa u spikatur nga hakerat; nё kёtё mёnyrё hapësira kibernetike do tё ishte mё e sigurtё. Por qeveria nuk po aprovonte pezullimin e  monitorimit tё mesazheve, kryesisht për qëllime nё lidhje me zbatimin e ligjit. Kjo Iniciative dështoi për shkak tё ndërhyrjeve tё shumta. Pas gjithë këtyre viteve, ​​Akti mbi sigurinë kibernetike bëri thirrje për një monitorim tё ngjashёm (edhe pse më pak gjithëpërfshirës), së bashku me kërkesën që firmat komerciale duhet tё ndanin vullnetarisht më shumë informacion; por dështoi për shkak të shqetësimeve që krijoi. Këto ngjarje janë vetëm fundi i një shtegtimi  të gjatë hartimi të këtyre politikave pёrcarёse. Në vitet nё vijim, pas gjithë këtyre disfatave, u ngritën komision pasi komision  për të studiuar mundësinë e përmirësimit tё sigurisë kibernetike, pa shkelur padrejtësisht privatësinë e askujt. Megjithëse qeveria mori nё konsideratё rrezikun ndaj hakerave, ajo e kundërshtoi idenë e përmirësimit tё sigurinë individuale duke inkurajuar përdorimin e një kriptografie të vështirë, për shkak se inteligjenca dhe komunitetet pro zbatimit të ligjit rezistuan fuqimisht çdo nismë që mund të reduktojё aftësinë e tyre kontrolluese. Papajtueshmëria e qeverisë u kundërshtua vetëm në fund nga veprimet e "rebelëve tё kodit", për të përdorur termin “tek” (teknologji), tё gazetarit Steven Levy, i cili theu këto  rregullat, ndoshta edhe ligjin, duke vene në dispozicion tё njerëzve kriptografinë (kodin e duhur). Falë tyre, amerikanët e thjeshtё  kanё tashmё akses me tё njëjtat  rejta, tё cilat janë në dispozicion të udhëheqësve të tyre; ne këto kode kanё akses edhe kriminelë, terroristëve dhe shumё tё tjerë, tё cilët janë veçanërisht tё interesuar për tё ruajtur fshehtësinë e komunikimeve tё tyre. Për fat tё keq liderët e industrisë nuk e kanë theksuar mjaftueshëm vlerën e një kriptografie tё fortё. Ekzistojnë shumё arsye për këtë neglizhencë: inkurajimi i përdorimit te një kriptografie tё fortë mund të dobësonte shitjet w produkteve tё mbrojtjes dhe tё antiviruseve, tё cilat përbejnë kryesisht biznesin e sigurisë kibernetike. Fatkeqësisht, sot siguria kibernetike është mё e dobët se kurrë, për shkak se tregu nuk e ka kërkuar atë. Konsumatorët janë shumë më të interesuar në karakteristika të tilla si: shpejtësia, shumëllojshmëria, pesha, madje edhe ngjyra. Ky  është një rast klasik i dështimit të tregut. Kështu qё, bota komplekse virtuale qё ёshtё  vazhdimisht në rritje, në të cilën individët, ndërmarrjet komerciale dhe ushtarakët, janë gjithnjë e më të varur është rrënuar nga pasiguria e shfrenuar. Këtë thonë edhe zyrtarë të lartë tё qeveritarë. Kështu thonë edhe ata që i njohin rezultatet e “lojës sё gjerё ushtarake” tё CIA-s (ende të klasifikuara), pra luftës mbi sigurinë kibernetike. Ky horizonti i heshtur ёshtё administruar disa vite më parë. Tё njëjtën gjë thonë të gjithë ata, tё cilёt janë të përfshirë nё mbrojtjen ndaj sё keqes; ndërhyrjet nё jetën reale dhe në sistemet e informacionit të mbrojtjes të njohura për publikun nën emrat si :Labirint nën Rrezen e Dritës dhe ShiuTitan ; janë ish hakerat tё sofistikuara ruse, por këta të fundit duket që burojnë edhe nga Kina. Nëse nuk ka një ndryshim të thellë në perspektivë, tregu do të vazhdojë të dështojë, me prodhuesit duke u fokusuar në produkte tё shpejta, tё cilat janë mё tërheqëse ndaj  teknologjisë. Nëse nuk ka premisa për risi, frika e “Big Brother-it” do të parandalojë veprime legjislative edhe pse një pjesё e të dhënave, në lidhje me individët dhe zakonet e konsumit të kryera nga rrjete sociale, dihen tashmë nga qeveria. Është nё të vërtetë shumё e çuditshme sesi njerëzit i lejojnë me aq lehtësi organizatave si Facebook, një akses tё madh nё jetët e tyre private, por i refuzojnë privatësinë e tyre liderëve  në Uashington. Kur presidentët dhe këshilltarët e tyre të fillojë të marrin më seriozisht kërcënimet kibernetike dhe të ndalojnë thënien e gjërave të tilla si "lufta kibernetike nuk ekziston" (si “ish-mbreti” kibernetik dhe këshilltari i presidentit Barak Obama, Howard Schmidt, ka thënё), atëherë mungesa e lidershipit mbi këtë çështje do ta lëjë Amerikën tё pambrojtur. Por mënyra për tё ecur përpara ekziston ende. Ekziston gjithashtu edhe një rol rregullator: për tё mandatuar një siguri më të mirë nga jashtë, diçka që akti i sigurisë i Sen Joseph Lieberman duhet tё bёhet vullnetarisht. Nxitja e përdorimit të gjerë të kriptografisë mund të reduktojё frikën për humbjen e privatësisë. Ne duhet të fillojmë tё trajtojmë sigurinë kibernetike si një çështje të politikës së jashtme dhe jo vetëm si një çështje të brendshme. Por, nëse vendet dhe disa rrjete gjejnë një mënyrë për të rënë dakord mbi normat që dekurajojnë luftën kibernetike ndaj infrastrukturës civile, siç bëjnë edhe shumё vende që prodhojnë armë kimike dhe biologjike, (tё cilat  kanë nënshkruar konventat kundër posedimit tё këtyre armёve), vetëm atëherë do tё jetё e mundur që bota e re virtuale të bëhet me pak konfliktuale.