Nga Muharrem Nitaj
"Në ketë vend vdesin vetëm bletët, kuajt dhe anëtarët e LDK-së, ndërsa të gjithë të tjerët ngordhin". Kështu po ma citonte gjyshen e tij, njëri prej kolegëve të mi, me të cilin takohemi rrallë dhe pothuaj asnjëherë nuk pajtohemi. Kur arti del në skenë, siç ndodhi edhe këtë herë me Rita Oran, del sikur në këtë vend vdesin vetëm artistët, ndërkaq në të tjerët jemi mëkatarë, që flasim e nuk dijmë ç’flasim, që gremë e nuk dimë ç’gremë...që vrasim shqiptarçe e godasim. Ka plasur si bombë me sahat videoklipi i Rita Oras dhe e ka mbushur shpirtin shqiptar, me shkëlqimin e saj. Katër minuta të këngëtares britanike me prejardhje nga Kosova, kanë prodhuar miliona postime, komente dhe klikime në rrjetet sociale dhe në mediet prestigjioze botërore. E mbështjellë me flamurin e Kosovës në qafën e saj dhe e ngjitur mbi NEWBORN-in e Prishtinës, i cili akoma ka mbetur simboli i vetëm që ta kujton atë ditë të ftoftë dimri të pavarësimit të shtetit të Kosovës, me të cilin po kacafytemi kaq pamëshirshëm e kaq përditë, Rita Ora është shndërruar në heroinën e, kush e di, sa milionë shqiptarëve. Kam lexuar me qindra komente në Facebook dhe në portalet e të gjiha gjuhëve, se si Rita Ora ishte bërë ambasadorja më e suksesshme e Kosovës, në këto ditë kur diplomacia nuk është se ka shkëlqyer. Sigurisht se video-klipi i Rita Oras, do të jetë njëri prej shembujve më ilustrativë, që dëshmon për fuqinë e artit në luftën e një populli për të kapur vendin që i takon në komunitetin e kombeve dhe të shteteve. Ka pasur, të paktën dy simbole të papërsëritshme, në spotin më promovues që ka bërë ndokush ndonjëherë për Kosovën, e që është përhapur aq rrufeshëm dhe aq dendur si "Shine Ya Light”. Flamuri i Kosovës dhe NEWBORN, simbole këto, të cilat më shumë se gjithçka janë të lidhura me mrekullinë e shekullit për Kosovën.
Çuditërisht nga të gjitha opinionet për video-klipin, ndoshta për të parën herë nuk pashë të ketë pasur njerëz të pezmatuar, se pse Rita Ora e kishte pasur të mbështjellë për qafe flamurin e Kosovës, dhe jo flamurin kuq e zi. Madje këtë herë, kjo gjë nuk ishte kundërshtuar as nga ata, të cilët i kam parë me sytë e mi, ta grenë flamurin e Kosovës, jo një herë dhe jo në një vend. Nuk e di nëse kjo është rezultat i pafuqisë për ta kundërshuar një ndërmarrje kaq të madhe dhe kaq promovuese të një artisteje me prejardhje nga Kosova, apo është fillimi i një epoke të re, ku njerëzit po mësohen t’i pranojnë simbolet që janë të shtetit të tyre. Do të ishte hipokrizi dhe e pandershme deri në asht, pafuqia për ta kundërshtuar një vlerë arti dhe krejt e natyrshme mbase, që njerëzit të mësoheshin të jetojnë edhe me flamurin që mund të mos e kenë pëlqyer. Shqiponja dykrenare shqiptare, me elemente mitologjike është gjetur, thuhet, ndër ilirë që në shekullin e gjashtë e që besohet të na e kenë marrë bizantinët, kur edhe na kanë pushtuar, ka vazhduar të jetë pjesë e fëtyrës dhe e shpirtit shqiptar. Në këtë njëqindvjetor fuqia e saj është më shqiptare se asnjëherë, por edhe falmuri i Kosovës i rrinte bukur shqiptares nga Britania. "Në ketë vend vdesin vetëm bletët, kuajt dhe anëtarët e LDK-së, ndërsa të gjithë të tjerët ngordhin". Këshu po ma citonte gjyshen e tij, njëri prej kolegëve të mi, me të cilin takohemi rrallë dhe pothuaj asnjëherë nuk pajtohemi. Sigurisht kjo "batutë" është e një kohe tjetër, kur lufta e LDK-së me të gjithë të tjerët, ka qenë e ashpër, e përgjakshme ndonjëherë dhe e pashpirtë më shpesh. Por, ajo mund të mbetet e saktë edhe sot e tani, vetëm se në pjesën e fundit secili mund ta vendosë veten e tij, në luftë për votë e deri në zhdukje. Kur arti del në skenë, siç ndodhi edhe këtë herë me Rita Ora n, del sikur në këtë vend vdesin vetëm artistët, ndërkaq në të tjerët jemi mëkatarë, që flasim e nuk dimë ç’flasim, ç’ngremë e nuk dimë ç’ngremë...që vrasim shqiptarçe e godasim. Lufta politike, që sot në Kosovë është më e ashpër se kurrë, tashmë e ka krjuar një standard të ri, që nënkupton që suksesi i dikujt me patjetër duhet të paraqitet si dështim i tjetrit. Nuk do të çuditesha sikur komisarët e partive të jenë nisur tashmë në rrugën e përvetësimit të artit dhe të shkëlqimit të artistes nga Kosova. Kjo luftë politike, që domosdoshmërisht duhet të përkthehet në votë për pushtet, këtë herë ishte shtrirë përdhe dhe flamuri i Kosovës në qafën e Rita Orës, rrinte po aq bukur sa flamuri kuqezi në qafen e Marigosë dikur.