“The Economist”
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, është një burrë me shumë telashe. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kërkon që fondet evropiane që janë të destinuara për t’i shpëtuar bankat spanjolle të kanalizohen nëpërmjet llogarive bankare të qeverisë, që do të thotë se ato vetëm sa do rrisin edhe më shumë borxhin e shteteve të rrasura deri në fyt në borxhe. Muajin e ardhshëm kryeministri spanjoll do të përballet me një grevë të përgjithshme dhe me zgjedhjet në Katalonjë, ku separatizmi është në rritje. Dhe ai brend për një kohë të shkurtër duhet të vendosë nëse Spanjës i duhet edhe një pako shpëtimi që politikisht është e dëmshme. Partia Popullore (PP) e Rajoy fitoi zgjedhjet rajonale në Galicia më 21 tetor, por një anketim në vendin bask në të njëjtën ditë ia shtoi atij një tjetër kokëdhimbje në listën e tij: qeveria e prirë prej socialistëve ka humbur shumicën dhe Partia Nacionaliste Baske (PNV) ka dalë në krye, duke fituar një të tretën e votave. Për më keq, partitë “konstitucionaliste” që do të thotë se janë të lumtura me statusin e rajonit bask brenda territorit të Spanjës, kanë fituar vetëm një të tretën e ulëseve në parlamentin rajonal. Euskal Herria Bildu, një koalicion i grupeve separatiste, përfshirë ish-grupin militant politik ETA, një grup terrorist që para një viti kanë ulur armët, afërmendsh se për qëllime të mira, ka fituar një të katërtën e votave.
Vala e mbështetjes për EH Bildun është dëshmi se sa shumë e kishte dëmtuar gjakderdhja e ETA-s kauzën për pavarësi, kur ETA ishte ende aktive. Votuesit baskë asnjëherë nuk kishin mbështetur një grup të vetëm separatist me kaq shumë vota. EH Bildu tani është bërë forca e dytë rajonale politike dhe një rival serioz karshi PNV-së, qëndrimi i së cilës për pavarësinë është i dykuptimshëm. Inigo Urkullu, lider partie dhe president i ardhshëm i rajonit, tani duhet të dalë me një qëndrim të qartë. A do të ndjekë ai Artur Masin, presidentin e Katalonjës, dhe të thërrasë një referendum? Nuk është e thënë menjëherë. Në një televizion lokal, duke folur në gjuhën baske, ai mbështeti një koncept të pështjelltë të një pavarësie të “llojit të shekullit XXI”. Në raste të tjera kishte thënë se mbështeste marrëdhënie bilaterale me Spanjën, duke lënë të kuptohet se duhet shikuar mundësinë e një autonomie më të gjerë. Manifesti i tij “po bëhemi më pak të varur përditë derisa të arrijmë pavarësinë” po përflitet përditë e më shumë. Por edhe PNHV-ja edhe Eh Bildu thonë se duhet të ketë të drejtë të vetëvendosjes, e që Kushtetuta e Spanjës nuk e lejon. Nëse ata nuk ia dalin me të tyren, do të rriten tensionet, paralajmëron Kepa Auleista, një analiste baske.
Dykuptimësia e qëndrimit të Urkullus është në kontrast me qëndrimin e sertë të Masit. Por rezultatet e matjes së opinioneve tregojnë se baskët nuk janë shumë të etur për pavarësi. Derisa 51 për qind e katalanëve do të votonin në favor, baskët tregojnë “më pak ose jo” interesim për pavarësi. Urkulla dëshiron që këtë çështje ta lërë pezull deri në vitin 2015, me qëllim që deri atëherë të shohë se çfarë do të ndodhë në Katalonjë dhe Skoci, ku do të mbahet një referendum për pavarësinë në vitin 2014. EH Bildu do të mundohet ta shtyjë përpara agjendën e vet. Më shumë varet sesa do të ketë mbështetje parlamentare. Me pak fat, problemi bask i Rajoy mund të hiqet qafe, por lajme të këqija po i vijnë prej rajoneve të tjera. Ekonomia ka shënuar rënie për katër çerekë me radhë. Rritja e numrit të atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit do të bëjë që një për qind e bruto prodhimit të brendshëm të vendit të shkojë për raste sociale. Kjo mund të vërë në dyshim realizimin e qëllimeve të vëna nga Komisioni Evropian. Me fjalë të tjera, dy vendime të dhimbshme janë në pritje. Muajin e ardhshëm Spanja mund të deklarojë se nuk mund t’i ndajë pensionet për shkak të inflacionit. Dhe pastaj vjen rasti i pakos së shpëtimit. “Kur marr vendim”, ka thënë Rajoy më 19 tetor, “do të tregoj se si është puna”.