Momentet prekëse kur djaloshi i mrekullisë së Damaskut bashkohet me nënën e tij (FOTO)

Momentet prekëse kur djaloshi i mrekullisë së Damaskut bashkohet me nënën e tij (FOTO):
Një djalosh dyvjeçar nga Siria është ribashkuar me familjen e tij në Qipro, pasi ata aksidentalisht e lanë atë pas, ndërsa arratiseshin nga bombardimet në Damask këtë verë.
Prindërit e Bushr Al Tawashi-t kujtuan se biri i tyre vdiq kur shtëpia u bombardua, por ai u gjet në rrënojat e shtëpisë së tij nga rebelët.
Për fëmijën u kujdesën disa miq të familjes dhe pas një procesi të gjatë ligjor, babai i tij mundi të merrte të birin në Liban dhe ta sillte në Qipro, ku ai u takua me nënën e tij.
“Ju mund ta imagjinoni se si janë ndjerë ata kur iu tha se djali i tyre ishte gjallë, pasi ata kishin mbajtur barrën e fajit duke menduar se e kishin lënë të vdekur,” tha avokatja e familjes.
Në kaosin e bombardimeve, nëna e djalit mendoi se atë e kishte marrë dikush tjetër nga familja e tyre e madhe.
Luftimet e ashpra e penguan familjen që të kthehej për të marrë fëmijën duke supozuar se ai kishte vdekur.
Prindërit dhe dy djemtë te tjerë, 4 dhe 6 vjeç, shkuan në Qipro, në kërkim të azilit.
Babai i vogëlushit, pasi ofroi prova se ata ishin familjarët, arriti të merrte vogëlushin.
“Në fillim nuk më njohu, por më pas më përqafoi dhe nisi të thërriste ‘babi, babi’”.
Ky lajm vjen ndërkohë që armëpushimi i paralajmëruar në Siri ka rezultuar i dështuar.