Para pak ditësh ju sollëm lajmin për shtëpinë më të ngushtë në botë. Këto janë fotot e para të realizuar brenda shtëpisë në Varshavë, Poloni. Është e qartë se një klaustrofob do të çmendej aty brenda.
Shtëpia është projektuar nga arkitekti polak Jakub Szczesny.
Është aq e ngushtë sa në pikën e saj më të gjerë, ajo shkon deri në 1.5 metra, kurse në pikën më të ngushtë është vetëm 0.9 metra.
Në total struktura prej hekuri është 4.2 metra katrorë dhe ka dy kate.
Shtëpia quhet Keret dhe mban emrin sipas shkrimtarit dhe skenaristit izraelit, Etgar Keret, që ka drejtuar projektin dhe që do jetojë aty për gjashtë muaj.





