Shiu përmbyt Tiranën, Lana del nga shtrati dhe Basha kujtohet se ka një qytet për të administruar (VIDEO)

Shiu përmbyt Tiranën, Lana del nga shtrati dhe Basha kujtohet se ka një qytet për të administruar (VIDEO):
Basha del për inspektim me çadër ‘Bëje mirë, bëje vetë’ të Megatek-ut
Kanë mjaftuar disa orë me reshje shiu që Tirana, kryeqyteti i vendit të përballet me një situate tejet problematike, me rrugë dhe lagje të tëra të përmbytura si dhe me një trafik të renduar në të gjitha akset kryesore.
Mijëra qytetarë, por edhe shoferët me automjetet e tyre kanë hasur vështirësi të mëdha jo vetëm në periferi, por edhe në qendër te kryeqytetit.
Rruga “Qemal Stafa”, “Komuna e Parisit”, “Don Bosko”, zona e njohur si “Profarma” dhe “Ura e Shkozës” janë mbuluar nga uji që në orët e para te mëngjesit të së shtunës.
Në këto kushte, Lulzim Basha, kryebashkiak i Tiranës, është kujtuar se ka një qytet për të menaxhuar dhe ka mbledhur shtabin e emergjencës, duke deklaruar se do të korrigjojë gabimet që janë bërë nga administrata socialiste.
Ndërkohë që po shkon drejt gjysmës së mandatit të parë, Tirana nuk ka njohur asnjë ndryshim, por përmbytjet janë bërë të zakonshme sa herë bie shie.
Këshilltarët e majtë të Bashkisë kanë shkuar tek njësia nr.3 pasi banorëve u kanë hyrë në shtëpi ujërat e zeza. Por pas tyre ka shkuar edhe kryebashkiaku Lulzim Basha.
“Ky Luli qenka tigër shiu!!! Po ndjek nga afër prononcimet e këshilltarëve bashkiakë të opozitës dhe të qytetarëve që u kanë hyre ujërat e zeza në shtëpi. Ore ky paska dhe çadër!!! Ore lexojeni çfarë thotë çadra: Bëje mirë, bëje vetë. Aha, paska dalë të promovojë Megatek,” komentoi këshilltari i majtë, Genti Gazheli.
Sinoptikanët parashikojnë që moti me shi do të vijojë përgjatë gjithë javës ndërsa temperaturat do të luhaten nga 21 deri në 5 gradë celsius.