Zyrtare: Michael Essien lojtar i Real Madridit

Chelsea ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit se mesfushori, Michael Essien, ka kaluar në formë huazimi njëvjeçar te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Pas një drame të jashtëzakonshme në minutat e fundit, Real Madridi ka arritur të sigurojë firmën e mesfushorit ganez, i cili do të jetë i huazuar për një sezon te klubi mbretëror.
Ende nuk dihen detajet kontraktuale, por as e ardhmja e Lassana Diarras, i cili është i kërkuar nga Anzhi. Sidoqoftë, afati kalimtar rus është i hapur edhe disa ditë.
Ky është vetëm transferi i dytë i Real Madridit këtë verë, pas kompletimit të kalimit të Luka Modric pak ditë më parë.