Cavani te Napoli deri më 2017

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, ka heshtur spekulimet rreth largimit eventual nga klubi i tanishëm duke e përmirësuar dhe vazhduar kontratën deri në vitin 2017.

Uruguaiani ishte i lidhur me një kalim te Juventusi, Manchester City apo Chelsea, mirëpo ai e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga napolitanët as në janar.
“Ky nuk është një vendim të cilin e kam marrë vetëm për para, edhe pse nuk do të them se paratë nuk janë të rëndësishme. Futbolli është profesioni im, puna ime”.
“Napoli është njëri nga qytetet më të bukura në botë, ndërsa mbështetja dhe dashuria që merrni këtu nga tifozët është unike dhe ju jep ndjesi të veçantë”, ka thënë Cavani.