Përpjekja e Tottenhamit për transferimin e Joao Moutinhos nga Porto ka dështuar në momentet e fundit të afatit kalimtar.
Spursat ofruan një shumë prej 22 milionë funtesh për 25-vjeçarin, mirëpo nuk arritën ta kompletojnë marrëveshjen me përfaqësuesit e lojtarit para mbylljes së afatit kalimtar.
Moutinho konsiderohej si zëvendësimi ideal i Luka Modricit, i cili ditë më parë kaloi te Real Madridi.






