Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se atij do t’i pëlqente që të punonte me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
“Lojtarët e mëdhenj kanë ego shumë të fortë. Këta janë njerëz të cilët nuk janë të kënaqur duke qenë normal. Është një çmim që duhet paguar. Nuk është e lehtë për bashklojtarët e tij, por kudo që shkon Cristiano Ronaldo, ai fiton”.
“Dhe kur mbaron sezoni, ai ka shënuar 50 gola. Më duhet t’iu them se ky është tipi i lojtarit që mua më pëlqen më së shumti”, ka deklaruar Wenger për Eurosport.





