Mesfushori më i mirë italian, Marco Veratti, e ka bërë të qartë se ai nuk pendohet që ka zgjedhur PSG-në në vend të Juventusit.
“Juventusi? Unë mora vendimin për t’i bashkuar PSG-së dhe jam i kënaqur në këtë klub. Unë nuk pendohem për zgjedhjet e mia dhe ka filluar të shpaguhet ky vendim i mrekullueshëm”.
“Unë nuk po mendoj se çfarë do të kisha bërë në rast se do të kisha zgjedhur Juventusin. Jam i fokusuar këtu dhe jam i lumtur. Unë po kënaqem me qëndrimin tim në Paris dhe jam i lumtur që mund të jap më të mirën përklubin”.
“Më vjen mirë që po dëgjoj komente të mira nga Ibra. Ai po më ndihmon çdo ditë dhe po më jep këshilla shumë të mira”, ka deklaruar Veratti.





