Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është i ngazëllyer që do të shohë talentët e klubit në fushë në kuadër të Kupës së Ligës të mërkurën mbrëma.
Djajtë e Kuq presin Newcastle United në Old Trafford në rrethin e tretë të Kupës së Ligës, ndërsa pritet që në formacionin startues të United të shohim lojtarë të moshës 17-18 vjeçari, siç bën zakonisht Ferguson në këto ndeshje.
“Ne vërtet kemi shumë talentë të mëdhenj dhe mezi pres t’i shoh disa prej tyre. Unë mezi po pres ta shoh Angelo Henriquezin që ka ardhur nga Kili. Jam i sigurt se Nick Powell do të luajë dhe mezi pres ta shoh edhe atë në fushë ashtu sikurse Jesse Lingard dhe Larnell Cole”, ka theksuar Rio.





