Evra: Do të luftoj për formacionin startues

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, është i gatshëm që të luftojë për vendin e tij në formacionin startues të Manchester United, pas transferimit të talentit që erdhi nga Vitesse, Alexander Buttner.

Futbollisti që iu bashkua klubit nga Old Trafford gjatë verës debutoi ndaj Wiganit dy javë më parë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm dhe duke bërë një asistim.
“Është lehtë për njerëzit që të mos llogarisin në mua tani pasi është blerë një mbrojtës tjetër. Patrice Evra gjithmonë luftoi për vendin e tij në formacion. Futbolli është sikur piramidë. Është e lehtë të arrini në maje, por të qëndrosh në maje është pjesa më e vështirë. Të gjithë thonë se kurrë skam pasur konkurrencë, por kanë harruar se kam luftuar me Gabriel Heinzen dhe Mikael Silvestren, emra të mëdhenj të asaj kohe”, ka deklaruar Evra.