Vilanova mohon incidentin Messi - Villa

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka thënë se është bërë shumë e madhe një bisedë e thjeshtë e dy bashkëlojtarëve, David Villa dhe Lionel Messi, të cilët janë parë duke u fjalosur në tone të larta gjatë ndeshjes ndaj Granadas.

Granada ishte pengesë e vështirë për t’u kaluar nga Barcelona dhe në kulmin e nervave, kur Messi nuk arriti ta gjejë Villan plotësisht të lirë, ishte ky i fundit ai që kritikoi bashklojtarin e tij, gjë që ngriti zëra të mëdha nëpër media.
“Nuk kemi për çfarë të folim pas këtij incidenti. Ata që luajnë futboll i kuptojnë këto diskutime që janë normale, pjesë e lojës. Këto mund të ndodhin dhe janë shenja që ekipi është gjallë. Mos shkëmbimi i mendimeve mund të ketë pasoja të këqija”, ka thënë Vilanova.