Messi: Nuk kam probleme me Villan

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Granadas se ai nuk ka kurrfarë problemi me sulmuesin David Villa, me të cilin kishte një diskutim të nxehtë në fushë.
Dyshja është parë duke u fjalosur në fushë pas një aksioni të keqkuptuar nga Messi, i cili nuk i pëlqeu Villas. Mediat sugjeronin storie të ndryshme pas takimit, por Messi intervenoi për të shuar zërat e ndryshëm.
“Mos kërkoni probleme aty ku s’ka probleme. Villa dhe unë po shkojmë shumë mirë, ishte thjesht një diskutim normal gjatë ndeshjes”, ka theksuar Messi për Barca TV.