Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se do të jetë shumë e vështirë për rivalin e përbetuar, Liverpool, që të hyjë në top katërshe, pasi këto vende sipas skocezit u takojnë ekipeve tjera.
“Ështe e vështirë të hyni në top katërshe. Liverpooli ka regjiim të ri dhe mund të marrë kohë derisa ta arrijnë këtë”.
“Si mund të presë Liverpooli të hyjë në top katërshe kur këtë sezon Chelsea presim të jetë më i mirë, Arsenali është dukshëm më i mirë se sa sezoni e kaluar, s’ka dyshim për këtë pasi e filloi sezonin mirë dhe kemi edhe kampionin City bashk me ne që jemi njëjtë. Mendoj se kjo do të jetë përbërja e top katërshes në fund”.
“Natyrisht, edhe Evertoni mund ta bëjë këtë, ata duan ta bëjnë këtë, edhe Tottenhami mundet, ata janë duke kërkuar ta bëjnë këtë”, ka deklaruar Ferguson.