Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, dëshiron që fokusi i plotë në derbin më të madh anglez të jetë në futboll dhe jo në atë që do të bëjnë tifozët e të dyja palëve në Anfield.
“Pas asaj që ka ndodhur, ekziston përgjegjësia te lojtarët që gjithçka të shkojë mirë. Ne do të bëjmë më të mirën që kjo të ndodhë”.
“Është një ndeshje e nxehtë, për shkak se është ndeshje e madhe futbolli. Kjo duhet të fesohet. Është rivaliteti i dy klubeve më të mëdha në histori të Anglisë dhe kjo e bën këtë ndeshje një klasike të vërtetë. Shpresojmë të jetë ndeshje e bukur, pasi është vitale që pas të dielës të gjithë të flasin për futboll”, ka deklaruar Carrick.