Mancini: Arsenali, prej më të mirëve në botë

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka quajtur rivalin e të dielës pasdite si një prej ekipeve më të forta në botë.

“Ata janë prej më të mirëve në botë. Ata luajtën shumë mirë te Liverpooli në Anfield dhe së fundmi treguan se ndeshja do të jetë e vështirë për ne. Ata janë shumë të fortë, sidomos në kundërsulme”.
“Ata e kanë humbur Van Persien, por më pëlqen Podolski, Cazorla dhe Giroud, të gjithë janë lojtar klasi botëror. Van Persie është top lojtar, por Wenger ka lojtarë të tjerë të mirë. Për të mbrojtur titullin, duhet të shpenzojmë gjatë janarit”, ka thënë Mancini.