Verratti: Jam larg nivelit të Pirlos

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, është shprehur krenar për krahasimin që po i bëhet me yllin e Juventusit, Andrea Pirlo.

Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti, është emri i fundit që e ka krahasuar 19-vjeçarin me mjeshtrin italian të mesfushës.
Megjithatë, futbollisti i ri thotë se ka edhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të arrijë nivelin e Pirlos.
“Krahasimi me Pirlon më shërben shumë, sepse ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
“Jam ende larg nivelit të tij. Duhet të angazhohem shumë për t’u bërë lojtar i mirë sa ai dhe të arrij të njëjtin sukses”, ka deklaruar Verratti për L'Equipe.