Wilshere do të bëhet më i mirë

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, do të rikthehet në formë më të mirë – ka deklaruar trajneri Arsene Wenger.

20-vjeçari është jashtë aksionit qe 14 muaj, ndërsa ka dyshime të mëdha nëse ai do të mund ta kthejë formën e tij pas mjekimit të lëndimit të nyjës.
“Ai do të bëhet lojtar më i mirë – nëse e keni këtë lloj lëndimi në moshën 20-vjeçare, do të filloni nga e para dhe do të vazhdoni përpara normalisht”.
“Nëse e keni lëndimin pas moshës 25-vjeçare, atëherë është ndryshe. Në moshën e tij nuk paraqet problem”, u ka thënë Wenger gazetarëve.