United shpërthen në gjysmën e dytë

Manchester Unitedi është ngritur në kuotën e nëntë pikëve pas fitores prej 4-0 kundër Wigan Athletic në Old Trafford.

Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa rastin më të mirë për të shënuar e pati Javier 'Chicharito' Hernandez nga penaltia (6’), por goditjen e tij e ndali portieri Ali Al Habsi.

Ishte minuta e 51-të, kur mesfushori veteran, Paul Scholes, shënoi golin e parë në ndeshje.

Në vazhdim, Chicharito e përmirësoi gabimin e pjesës së parë duke e dyfishuar epërsinë (63’) pas asistimit të Buttner.

Tri minuta më pas (66’), Alexander Buttner kaloi mbrojtësit mysafirë për të realizuar golin e tretë të Djajve të Kuq.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Nick Powell (82’), pas asistimit të Chicharitos.

Related Posts: