‘Ne ia dolëm me një gol të Xhon Hjuit, por ishte një performancë e pakënaqshme dhe na duhej shumë punë për të bërë.’
‘Më duhet të them se shqiptarët e dashuronin Skocinë. Ne u kishim prenotuar një hotel të mirë dhe u treguam mikpritjen skoceze. Gjëja që u pëlqente më shumë ishte se mund të porosisnin biftek edhe në mëngjes,’ kujton Ferguson.
Në ndeshjen e kthimit në Tiranë, ai thotë se e dinin që vendi ishte shumë i varfër, ndaj morën bukë me vete.Ferguson tregon për pritjen në aeroport dhe për të nxehtin përvëlues edhe pse ishte fundi i shtatorit.Ai thotë se shqiptarët kishin një mbrojtje hermetike, por për fat u lodhën të parët. Skocezët barazuan dhe falë golit të shënuar në Skoci, përparuan.





