United dhe Arsenal pas Raul Albiol

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, sërish është duke joshur interesimin e skuadrave të Ligës Premier.
Daily Star shkruan se Manchester United dhe Arsenal pritet të luftojnë për mbrojtësin e Real Madridin në afatin kalimtar të jaranit.
27-vejçari është injoruar nga menaxheri Jose Mourinho në tre ndeshjet e fundit, duke nxitur spekulime se lojtari është i pakënaqur dhe mund të largohet nga klubi.
United aktualisht është në krizë të mbrojtësve, me kapitenin Nemanja Vidic që është bashkuar Phil Jones dhe Chris Smalling në “dhomën” e lëndimeve.
Arsenali po ashtu është i interesuar për spanjollin, me të pa-rehatuarin Bacary Sagna, që pritet të largohet nga Emirates së shpejti.