Giroud: Arsenali i gatshëm për Chelsean

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, është plot vetëbesim pasi ka shënuar golin e tij të parë në ndeshjen e kupës përballë Coventry Cityt.

Sfida e radhës për Arsenalin është derbi londinez përballë Chelseat në Emirates Stadium gjatë të shtunës dhe Giroud thotë se ata janë plot vetëbesim para ndeshjes së nesërme.
“Ndaj Coventry ishte një fitore e përkryer para Chelseat, një ndeshje shumë e rëndësishme. Kjo më jep shumë vetëbesim mua, por edhe gjithë ekipit”.
“Tash, ne duhet të mendojmë për ligën. Është një ndeshje e madhe dhe shpresoj se do të shkojë sipas planit tonë”, ka thënë Giroud.