Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, thotë se suksesi nuk është larg prej skuadrës, pavarësisht fillimit të dobët nën drejtimin e menaxherit Brendan Rodgers.
Redsat kanë nxjerrë vetëm dy pikë nga 15 të mundshmet për të bërë startin më të keq në ligë që nga viti 1903.
“E bën më të vështirë kur ndeshjet e para të sezonit janë kundër ekipeve të fuqishme si Arsenal, Manchtester City dhe Manchester United – këto nuk janë ndeshje të lehta”.
“Ne po ashtu kemi një menaxher të ri dhe mendoj se kemi qenë të pafat disa herë, por po luajmë një futboll të cilin ai na e kërkon ta luajmë”.
“Ajo çfarë gjithkush dëshiron tash është të nxjerrim sa më shumë pikë që mundemi. Çdokush dëshiron që situata të përmbyset dhe t’i japim fund asaj çfarë ndodhi në disa ndeshjet e fundit”, ka thënë Suarez për faqen zyrtare të klubit.