Mourinho në mbrojtje të Terryt

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se mbrojtësi i Chelseat, John Terry, nuk është racist pavarësisht suspendimin prej katër ndeshjes nga FA për shkak të abuzimit racor ndaj mbrojtësit të QPR, Anton Ferdinand.
“Ai nuk është racist. Kjo është 100 për qind. Ne (Chelsea) kishim një ekip që kishim 12 lojtarë afrikanë në ekip. Ishte një skuadër fantastike dhe ai gjithmonë kishte raporte të shkëlqyeshme me ta”.
“Por në futboll kjo mund të ndodhë, dhe e di se mund të ndodhë që gjatë një ndeshje futbolli ndonjëherë të jetë më shumë se një ndeshje dhe ndonjëherë të keni reagime të cilat nuk ju prezantojnë juve ashtu si jeni”.
“Ndoshta, ai ka bërë ndonjë koment ose qasje ‘raciste’ kundër ndonjë kundërshtari, dhe në futboll ndonjëherë ne shikojmë në kundërshtarin në mënyrë të gabuar”.
“Por ju lutem mos më thonë se ai është racist, pasi e di çfarë po them... Drogba do të thotë kështu, Geremy, Makelele, të gjithë ata do të thonë se ai nuk është racist”, ka thënë Mourinho.