Moratti: Nuk ka më nënshkrime të mëdha

Massimo Moratti thotë se Interi nuk do të bëjë transferime të mëdha në janar, pasi vizioni i ri i klubit është të mbështetet në zhvillimin e të rinjve.
“Interi të vazhdojë me modelin që është i bazuar në zhvillim të të rinjve. Mund të ketë përforcime të lehta, por klubi duhet të ketë kujdes me financat dhe ekuilibrimin e librave edhe sipas rregullave financiare të ‘fair-play’-it edhe për shkak të përgjegjësisë”.
“A duhet t’i harrojmë investimet e dikurshme të llojit si për Christian Vierin? Absolutisht po. Aso kohe e bëmë krejtësisht gabim”, ka thënë Moratti.