Alfredo Di Stefano ka zbuluar se ai për pak nuk kishte përfunduar duke luajtur për Barcelonën, para se t’i bashkohej Realit të Madridit.
Argjentinasi fitoi statusin e legjendës derisa luajti për Los Blancos gjatë viteve 1950-ta dhe 1960-ta dhe shihet si lojtari më i madh që ka pasur klubi ndonjëherë.
“Isha ngopur duke fluturuar gjithkund. Kisha kontratë me Millonarios deri në dhjetor të vitit 1954, dhe që nga fillimi i 1955 synoja të shkoj te River sërish”.
“Barca iu drejtua së pari River, dhe Reali shfrytëzoi avantazhin e kësaj, duke kërcyer në negociata me Millonarios. Nuk dija asgjë për klubin. Dija vetëm për futbollin amerikano-jugor. Ishte vetëm hera e dytë që kisha qenë në Evropë”, ka thënë 86-vjeçari.
Edhe pse përfundoi në Madrid, Di Stefano kishte kaluar disa muaj te Barca në korrik dhe gusht të vitit 1953.
“Nuk kisha nënshkruar me ta, gjithçka ishte në ajër. Shkova pasi ata më thanë se duhej të udhëtoja. Isha atje për dy ose tre muaj, por një ditë ata më thanë të shkoj në Madrid dhe erdha. Nuk kisha preferencë, ajo që doja ishte të zgjidhej çështja në njërën ose tjetrën anë dhe të filloja të luaj”, ka thënë më tej legjenda e Real Madridit.