Villas-Boas kërkon fitore në Old Trafford

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, thotë se ekipi i tij do të udhëtojë në Old Trafford për të nxjerrë maksimumin e pikëve ndaj Manchester United, për të parën herë që nga viti 1989.

Villas-Boas kishte provuar të fitojë në stadiumin e Djajve të Kuq edhe sezonin e kaluar me Chelsean, por u kthye duarthatë pasi u mposht 3-1, me Blutë që morën të tre golat që në pjesën e parë.
“Kjo [futbolli sulmues] është mënyra se si dua ekipet e mia të luajnë. Ne e dimë se kjo është tepër e vështirë atje, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të kemi shans nëse luajmë në këtë mënyrë”.
“Në fund është te shfrytëzimi i shanseve. Nëse Chelsea kishte shënuar, ndoshta rezultati do të kishte qenë ndryshe, andaj të përpiqesh të nxjerrësh rezultat kundër United do të jetë gjë e shkëlqyeshme për ne”, ka thënë portugezi.