Thiago Alcantara thotë se është i ngazëllyer me fillimin e përkryer të sezonit të Barcelonës.
Mesfushori është kthyer në ekipin e parë në disa ndeshjet e fundit, të cilat që të gjitha kanë qenë fitore.
“Është një fillim shumë, shumë i mirë. Nuk mund të ishte më i mirë, në Ligë dhe Ligën e Kampionëve kemi fituar gjashtë ndeshjet e fundit, dhe në secilën ishim ekipi superior”.
“Është e çuditshme që njerëzit ende kanë dyshime për ekipin”, ka thënë Thiago.





