Messi nuk është i obsesionuar me rekordin e golave

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ai nuk është i obsesionuar me rekordin e tij të golave.

Messi, i cili e fitoi Këpucën e Artë të sezonit të kaluar me 73 gola, nuk i ka caktuar vetes ndonjë rekord për të thyer këtë sezon.
“Synimi im nuk është t’ia dal një hap më mirë ose të shënoj gola. Gjëja më e rëndësishme është që ekipi të vazhdojë të fitojë. Nëse unë shënoj, atëherë edhe më mirë, por nëse jo, ky ekip ka shumë mënyra për të shënuar”, ka thënë Messi.