Queiroz: Mourinho e ka ndryshuar Perezin

Carlos Queiroz mendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka ndryshuar qasjen e tij ndaj trajnerëve që nga arritja e Jose Mourinhos.
Queiroz u largua nga Manchester United për të marrë nën drejtim Real Madridin në vitin 2003, por kaloi kohë të vështirë dhe u shkarkua në fund të sezonit të parë.
“Unë nuk pajtohesha me politikat e Presidentit në atë kohë. Por jam i ngazëllyer me politikat e Presidentit tash, i cili dëgjon trajnerin dhe pranon këshilla. Si rezultat, klubi ka fituar dy tituj të rëndësishëm në dy vitet e kaluara”, ka thënë Queiroz.