Walcott: Dua të bëhem si Henry

Theo Walcott thotë se ai dëshiron të qëndrojë te Arsenali dhe se dëshiron më shumë kohë loje, veçanërisht në ballë të golit.

Arsene Wenger e kishte kthyer Thierry Henryn nga një anësor në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Arsenalit, dhe Walcott, i cili ka trashëguar fanellën me numrin 14 të francezit, ka thënë ESPN se ai dëshiron të ndjekë hapat e Henry.
“Unë dua të bëhem legjendë e Arsenalit. Thierry erdhi në klub kur ishte 22 dhe unë dua të bëhem legjendë e Arsenalit si ai, të luaj edhe në ballë, që është një faktor i madh për mua”.
“Kam luajtur në krahun e djathtë dhe kam pasur pak mundësi të luaj në sulm, andaj mendoj se është më shumë te koha”, ka thënë Walcott.