Real Madridi raportohet se është duke përcjellë situatën e Robert Lewandowskit te Borussia Dortmund.
Sulmuesi polak është konfirmuar si cak për Manchester United dhe pritet të largohet nga Dortmundi në 12 muajt e ardhshëm derisa vazhdon të refuzojë bisedat për kontratë të re.
Tuttomercatoweb shkruan se Reali i është bashkuar listës së skuadrave të interesuara për sulmuesin, pasi Jose Mourinho vazhdon të kërkojë një sulmues të qendrës që i përshtatet sistemit të tij të lojës.





