Guardiola drejt Milanit?

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i gatshëm ta vazhdojë karrierën e tij te Milani.

Sportmediaset shkruan se Guardiola i ka zbuluar një miku të afërt, Carletto Mazzone, ish-trajner i Brescias, se planifikon të drejtojë Milanin.
“Ai është i gatshëm të rikthehet në detyrën e trajnerit dhe dëshiron të shkojë te Milani. Së shpejti do ta shohim atë këtu. Si turist apo si trajner? Të dyja”, ka thënë Mazzone për mediat italiane.
Derisa është lidhur me Interin në të kaluarën, ku karrigia e Andrea Stramaccionit po ashtu është duke u lëkundur, Guardiola pritet ta zgjedhë Milanin, ku do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin.
Ai tashmë është në biseda për asistentin e tij, dhe Roberto Baggio përmendet si kandidati më serioz.