Sulmuesi i Paris Saint Germain, Ezequiel Lavezzi, thotë se atij i mungon atmosfera e Napolit.
“Më duhet ta pranoj se atmosfera në Stadio San Paolo nuk mund të gjendet askund tjetër. E mora vendimin për t’u larguar, ishte zgjidhja që mora. Duhet të presim ca para se të mund të themi nëse kam bërë gabim ose jo. Por mendoj se kam marrë vendimin që duhej ta merrja”.
“Gjithmonë do t’i falënderoj njerëzit e Napolit për mënyrën se si më trajtuan. Sinqerisht i dëshiroj skuadrës të gjitha të mirat pasi ata janë një grup i shkëlqyeshëm”, ka thënë Lavezzi.





