Trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, mendon se është skandaloze që ekipet elite italiane lejuan që supertalenti Marco Veratti të kalont te klubi francez PSG.
“Nëse nuk mund të konkurroni në nivelin ekonomik, duhet të gjeni mënyra tjera. Ju duhet të investoni në të ardhmen. E shoh skandaloze që dikush sikur Marco Veratti ka shkuar jasht Italisë, të gjithë e keni parë çfarë lojtari është”.
“Ne kemi lejuar që ai të largohet. Unë do ta kisha ftuar në kombëtare edhe po që se do të luante në Pescara. Unë e përsëris, është skandaloze”, ka theksuar Prandelli.
Ai shtoi se kriza e klubeve milaneze, Inter dhe Milan është e përkohshme, pasi ato po punojnë në projekte të reja që kanë nevojë për kohë.





