Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, thotë se ai dhe bashklojtarët e tij janë të bindur se gjërat do të kthehen për së miri te gjiganti italian që ka përjetuar një prej starteve më të tmerrshme të një sezoni në histori të klubit.
“Jam i kënaqur me golin tim të parë të sezonit ndaj Udineses, por dua të vazhdoj të shënoj. Do të ketë shumë rëndësi të shënoj ndaj Cagliarit. Ne e dimë se jemi ekip i mirë dhe se kemi shumë besim që gjërat do të përmirësohen”.
“Ne jemi duke punuar shumë dhe do të përmirësohemi. Unë ndjej se kam gjetur formën time në këto dy-tri ndeshjet e fundit dhe është keq që goli im nuk ndihmoi që të fitojmë”, ka deklaruar marokeni.





