Podolski: Herët të flitet për tituj

Sulmuesi i ri i Arsenalit, Lukas Podolski, nuk dëshiron të flasë për të fituar Ligën Premier këtë sezon.

“Ne kemi luajtur vetëm katër ndeshje. Është shumë herët të flasësh për kampionatin. Kur ju fitoni një ndeshje, ju nuk jemi kampion. Kur humbni një ndeshje, nuk jemi kampion”.
“Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që luajmë dhe mendoj se nëse luajmë në të njëjtën mënyrë siç luajtëm ndaj Liverpoolit dhe Southamptonit, atëherë kemi një shans te Man City për të nxjerrë tre pikë”.
“Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë kështu. Ne kemi pasur disa ndeshje të vështira, por Man City luajti në Madrid dhe tash kundër nesh – është një javë e vështirë (edhe për ta)”, ka deklaruar Podolski për Arsenal Player.