Jorge Sanchez beson se do të ishte e mundur për Granadën që të mposht Barcelonën dhe ai ka thënë se kjo ndjesi është shumë e pranishme në kampion e skuadrës së tij para ndeshjes që zhvillohet këtë fundjavë.
“Është e mundur të fitojmë, edhe pse është e qartë se do të jetë vështirë. Askush nuk mund të na e marrë motivimin. Ne nuk kemi çfarë të humbim”.
“Unë kam qenë për të shikuar disa herë futboll në disa stadiume, por kurrë në Barcelonë. Të qëndroj për herë të parë në pankinën e Camp Nou është ëndërr për mua”, ka theksuar portieri 19 vjeç.
Sanchez momentalisht ka një pagë prej vetëm 100 eurosh në muaj, një shumë që ju bën të qani kur e krahasoni me milionat që fitojnë kundërshtarët e tij nga Camp Nou. Sidoqoftë, adoleshenti është thjesht duke falënderuar Zotin që është pjesë e këtyre ndeshjeve të mëdha.
“Paga ime është e pa rëndësishme. Disa muaj më parë unë nuk kam shpresuar për këtë. Edhe po të isha paguar më shumë nuk do të kisha mundur të ëndërroj një ndeshje ndaj Barcelonës. Tani s’kam nevojë ta rinovoj kontratën edhe pse nëse klubi dëshiron të negociojmë një të re do të isha i lumtur”, përfundoi Sanchez.