Pepe: Të mos e humbin fokusin

Pepe ka porositur bashkëlojtarët e tij të Real Madridit që edhe në javët në vazhdim të tregojnë të njëjtin fokus si në fitoren 2-0 ndaj Rayo Vallecanos.

“Më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen. Ishte ndeshje e vështirë, por ne punuam fuqishëm dhe treguam se jemi një ekip i qëndrueshëm i aftë për të fituar”
“Sezoni tash ka filluar për ne. Ne kemi një numër të ndeshjeve të rëndësishme që vijnë dhe duhet të tregojmë të njëjtin fokus që treguam kundër Rayo”.
“Rayo na i vështirësoi gjërat me lojtarët e tyre të mirë, dhe ne duhet të vazhdojmë punën tonë të mirë në disa javët në vazhdim”, ka thënë Pepe.