Sandro Rosell thotë se Barcelona është në një formë “të shkëlqyeshme” edhe në fushë edhe jashtë fushe, pasi Blaugranët fituan ndeshjen e pestë radhazi në ligë të shtunën kundër Granadas.
Rosell zëvendësoi Joan Laportan në postin e presidentit të klubit spanjoll dhe sezonin e kaluar përmirësoi financat e klubit, pavarësisht se Blaugranët dështuan edhe në La Liga edhe në Ligën e Kampionëve. Por fillimi i mbarë i sezonit duket edhe më premtues për Barcelonën.
“Barcelona është në një shëndet të shkëlqyeshëm, dhe në aspektin ekonomik ne vazhdojmë t’i përmbahemi planit tonë strategjik. Ekipi është në formë të mirë. Jam i kënaqur”, ka thënë Rosell.





