Edy Reja beson se Lazio dhe Napoli kanë kualitete për të luftuar për titullin e kampionit të Italisë këtë sezon.
Reja, i cili drejtoi Lazion nga viti 2010 deri në vitin 2012, dhe Napolin nga 2005 deri në 2009, i sheh dy ish-skuadrat e tij si favoritë të fortë për ta fituar Scudetton.
“Lazio dhe Napoli kanë nxjerrë rezultate zhgënjyese gjatë vikendit, por besoj se të dyja ekipet kanë gjithçka që nevojitet për Scudetton”.
“Juventusi është superior ndaj çdo ekipi tjetër, por ata po ashtu luajnë në Ligën e Kampionëve dhe kjo mund t’i dëmtojë ata në Serie A”
“Lazio dhe Napoli janë dy ekipet e para të mundshme për ta shfrytëzuar këtë avantazh nëse Juventusi rrëshqet”, ka thënë Reja për La Gazzetta dello Sport.





