Mourinho: Pas Realit, në Angli

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se pasi të përfundojë karrierën me Real Madridin, dëshiron t’i kthehet drejtimit të një klubi në Ligën Premier.

Portugezi u largua nga Chelsea në vitin 2007, si pasojë e mosmarrëveshjeve me pronarin Roman Abramovich, mirëpo asnjëherë nuk e ka mohuar mundësinë për t’u kthyer në Angli.
“Ku flas për diçka të tillë në Spanjë, menjëherë mi kthejnë fjalët, por nuk mund ta mohoj diçka që është e qartë në kokën time”.
“Pas Real Madridit: Anglia. Kjo është e sigurt, por unë vazhdoj ta them të njëjtën, e di me saktësi se ku dua të jem”, ka deklaruar ish-trajneri i Interit për Sky Sports.