Konfirmohet interesimi i Santosit për Kaka

Trajneri i Santosit, Muricy Ramalho, ka konfirmuar se klubi brazilian është duke monitoruar situatën e Kaka te Real Madridi.

Pas largimit të Gansos drejt Sao Paulos, 30-vjeçari konsiderohet se zëvendësim ideal.
“Kush do të mendonte se Sao Paulo mund të paguajë aq shumë para për Ganson? Gjithçka është mundur. Kaka është një opsion, po ashtu janë edhe Diego dhe Robinho”.
“Të tre ata janë lojtarë të rëndësishëm. Siç thash, gjithçka mund të ndodhë. Nuk është vetëm çështje ekonomike, por duhet t’i marrim në konsideratë edhe aspektet tjera”, ka thënë Ramalho në një konferencë për shtyp.