Lionel Messi ka lavdëruar Spartakun e Moskës pasi dy golat e tij të vonshëm ndihmuan Barcelonën të shënojë fitore 3-2 ndaj klubit rus në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve. Cristian Tello i dha avantazhin e hershëm skuadrës spanjolle, para se një autogol i Dani Alves dhe një gol tjetër i mesfushorit brazilian Romulo ta përmbysnin rezultatin në të mirë të skuadrës ruse. Por dy gola të Messi në pjesën e dytë u treguan vendimtare për t’ua dhënë fitoren Blaugranëve. “Nuk është lehtë të fitosh një ndeshje si kjo, ku ekipi tjetër qëndron prapa dhe mbrohet. Ata po ashtu kanë sulmues dhe lojtarë shumë të shpejtë në kundërsulme”, ka thënë Messi për faqen zyrtare të UEFA-së.





