Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se Topçinjtë janë plot vetëbesim para udhëtimit te Manchester City këtë vikend.
“Ne jemi të bindur se mund të qëndrojmë në ligë, në majë të saj, dhe ky është caku jonë për të dielën”.
“Vitin e kaluar ne pësuam në Manchester City. Ishte nj ndeshje shumë e tensionuar, andaj do të mundohemi t’ia dalim më mirë këtë sezon”
“Mendoj se jemi në një formë më të mirë se vitin e kaluar, pasi tash jemi në formë të mirë që nga fillimi i sezonit. Mendoj se më mirë të përgatitur tash”, ka thënë Mertesacker.





