Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se ata dëshmuan kualitetet e tyre në barazimin 2-2 në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.
Bianconerët mbrëmë u kthyen në Ligën e Kampionëve për të parën herë që nga sezoni 2009/10, dhe arritën të kthehen nga disavantazhi 2-0 për të nxjerrë një barazim 2-2.
“Oscar bëri një lëvizje të bukur dhe dërgoi topin në gol. Nuk do të them se është bukur të pranosh gol, por është bukur të jesh pjesë e një goli të shkëlqyeshëm si ai. Komplimente për të”.
“Është e qartë se ne të gjithë jemi të kënaqur që kemi barazuar në udhëtim te kampionët në fuqi, por duke analizuar ndeshjen ne ishim 2-0 në një mënyrë të papritur, pasi kishim luajtur në të njëjtin nivel me Chelsean. Fakti se ne ishim 2-0 ishte ca i ashpër duke pasur parasysh paraqitjet e dy skuadrave”.
“Ne mund edhe të kishim humbur 2-1 duke luajtur kështu dhe sërish të dëshmonim se Juventusi është konkurrues dhe një skuadër që duhet respektuar. Ky (imazhi i ekipit) është ‘një trofe’ i rëndësishëm që kemi fituar sezonin e kaluar”, ka thënë Buffon.





